Ndërlidhjet

Pavarësia e Kosovës "realitet jetësor"


Bundestagu gjerman
Bundestagu gjerman
Presidenti i komisionit gjerman të Bundestagut për marrëdhënie me BE-në, Gunther Krichbaum ka deklaruar në Beograd se njohja e pavarësisë së Kosovës është “realitet i jetës”.

“Kosova është shtet i pavarur dhe pavarësinë e saj e kanë pranuar shumë shtete, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së”, ka thënë Krichbaum para gazetarëve në Beograd, ku ka udhëhequr delegacionin gjerman në një takim me kryetarin e Beogradit Dragan Xhilas.

Krichbaum, që është deputet i CDU-së, partisë së kancelares Angela Merkel, ka thënë se do të ishte shumë ambicioze që të pritet që Serbia ta marrë datën për bisedime me BE-në deri në fund të vitit, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Deputeti gjerman ka thënë se duhet të zhvllohet një dialog i hapur dhe i sinqertë mes Kosovës e Serbisë, dhe se Gjermania dëshiron raporte të mira fqinjësore mes të gjitha vendeve në rajon.

“Mendojmë se bisedimet e detajizuara dhe të sinqerta mes Kosovës dhe Serbisë do të mundësonin një jetë më të mirë për qytetarët. Vetëm para disa muajsh kemi parë sulmin ndaj ushtarëve të kontingjentit austriak dhe gjerman. Kjo nuk është ajo cka nënkuptojmë me atomosferë paqësore", ka thënë Krichbaum.

Ai ka potencuar se duhet hetuar sulmi ndaj Ambasdasës Gjermane në Serbi në shkurt të 2008-ës pas protestave kundër pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG