Ndërlidhjet

"Sanksionet prekin popullin e Iranit"


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon me presidentin iranian, Mahmud Ahmedinexhad, foto nga arkivi
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon me presidentin iranian, Mahmud Ahmedinexhad, foto nga arkivi
Sanksionet ndërkombëtare mbi Iranin janë duke shkaktuar efekte “të mëdha” mbi popullin iranian dhe gjithashtu po dëmtojnë operacionet humanitare në vend, ka thënë shefi i OKB-së Ban Ki-moon në një raport të OKB-së, të cilin e lëshoi të premten Asambleja e Përgjithshme.

Monedha iraniane ka rënë gjatë vitit të kaluar, ndërkaq gjatë dhjetë ditëve të fundit ka humbur një të tretën e vlerës së saj, duke shkaktuar edhe protesta në rrugë, raporton Reuters.

Zyrtarët e SHBA-së dhe të vendeve tjera perëndimore po fajësojnë për rënien kombinimin e keqmenaxhimit të zhvillimit ekonomik me sanksionet.

“Sanksionet e vendosura ndaj Republikës Islamike të Iranit kanë efekte të mëdha në popullatën e përgjithshme, duke përfshirë një përshkallëzim të inflacionit, rritje të çmimit të mallrave dhe energjisë, rritjen e normës së papunësisë dhe mungesës së artikujve të nevojshëm, duke përfshirë edhe ata mjekësorë”, ka thënë Ban në raportin e tij.

Irani është nën sanksionet e OKB-së, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për shkak të programit të tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG