Ndërlidhjet

Sot vendimi për ish-shërbëtorin e Papës


Paolo Gabriele
Paolo Gabriele
Gjykata e Vatikanit pritet të nxjerrë sot vendimin për rastin e ish-shërbëtorit të Papa Benediktit XVI, Paolo Gabriele, i cili akuzohet për vjedhjen e dokumenteve të papatit dhe kalimin e tyre në shtyp.

Seanca e katërt dhe e fundit dëgjimore do t’i japë mundësinë prokurorisë dhe mbrojtjes të bëjnë deklaratat përmbyllëse.

Në dëshminë e tij të martën, Gabriele është vetëdeklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për vjedhje të rëndë, por ka thënë se ndjehet fajtor për tradhtinë ndaj Papës.

Nëse dënohet, Gabriele mund të vuajë gjashtë vjet heqje lirie. Megjithatë, ekziston edhe mundësia e faljes nga Papa.
XS
SM
MD
LG