Ndërlidhjet

Ushtari verikorean vret dy oficerë dhe kalon kufirin


Kore e Veriut
Kore e Veriut
Një ushtar i Koresë Veriore ka vrarë dy oficerë ushtrie, përpara se të kalonte kufirin me Korenë e Jugut.

Ministria jugkoreane e Mbrojtjes ka cituar ushtarin të ketë thënë se ka vrarë një toger dhe shefin e shtabit dhe më pas ka kaluar në anën perëndimore të Zonës së Demilitarizuar.

Phenjani nuk ka bërë ende ndonjë koment zyrtar.

Dezertimet përtej kufirit të siguruar rreptë, janë të rralla.

Shumë verikoreanë që braktisin vendin, e bëjnë atë përmes Kinës.
XS
SM
MD
LG