Ndërlidhjet

Rihapet Pazari i Madh në Teheran


Pazari i Madh në Teheran
Pazari i Madh në Teheran
Pazari i Madh i Teheranit është rihapur disa ditë pas mbylljes së tij për shkak të përleshjeve për rënien e monedhës iraniane.

Qeveria e presidentit Mahmud Ahmadinejad u ka bërë thirrje tregtarëve të rifillojnë biznesin duke imponuar një normë më të fortë të këmbimit.

Agjencia e lajmeve ISNA ka raportuar se monedha rial është rritur në 29,000 kundrejt dollarit amerikan.

Monedha ka pësuar rënien më të madhe në të gjitha kohërat të martën, një ditë para se policia të arrestonte këmbyesit e parave për rolin e tyre të dyshuar në rënien e monedhës.

Shumë iranianë fajësojnë qeverinë për krizën e monedhës, e cila është intensifikuar nga sanksionet e Perëndimit mbi programin bërthamor të Teheranit.

Pazari i Madh është një treg historik në qendër të Teheranit. Aty ndodhen edhe banka, xhami, shtëpi për mysafirë etj.
XS
SM
MD
LG