Ndërlidhjet

Edhe një rast i vetëflijimit në Tibet


Protesta kundër sundimit të Kinës në Tibet - foto arkivi
Protesta kundër sundimit të Kinës në Tibet - foto arkivi
Një tibetain ka vdekur pasi i ka vënë vetes flakën. Ai është rasti i fundit i vetëflijimit në shenjë kundërshtimi ndaj sundimit të Kinës mbi Tibetin.

Radio Azia e Lirë ka raportuar se 27-vjeçari është vetëdjegur në provincën kineze Gansu.

Ai kishte ngritur zërin për mbështetje të lirsë së fesë dhe të gjuhës në Tibet si dhe për kthimin e liderit shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, i cili jeton në mërgim.

Rreth 50 tibetianë i kanë vënë vetes zjarrin që nga viti 2009 për të protestuar sundimin e Kinës në rajonin e Himalajeve. Mbi 40 prej tyre kanë vdekur.
XS
SM
MD
LG