Ndërlidhjet

Fushata Obama – 181 mln $ fonde në shtator


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Zyrtarët thonë se fushata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe e aleatëve të Partisë së tij Demokratike ka grumbulluar 181 milionë dollarë në shtator, për të financuar përpjekjet e Obamës për rizgjedhje.

Kjo është shuma më e madhe mujore e fondeve që presidenti Obama ose kundërshtari i tij republikan, Mitt Romney, kanë raportuar deri më tani për fushatën.

Në një mesazh në Twitter, Obama ka thënë se mbi 1.8 milion njerëz kanë dhënë për kampanjën e tij në muajin shtator.

Sipas zyrtarëve të fushatës, 98 për qind e donacioneve kanë qenë 250 dollarë ose më pak.

Fushata e Romneyt dhe Partisë Republikane nuk ka raportuar ende fondet për muajin e kaluar.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen më 6 nëntor.
XS
SM
MD
LG