Ndërlidhjet

Anije private drejt Stacionit të Hapësirës


Ilustrim
Ilustrim
Një kompani private do të nisë anijen e saj të dytë pa pilot për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija kozmike “Dragon” do të niset nga Cape Canaveral i Floridës të hënën, në orën 02:35.

Në muajin maj, SpaceX, me seli në Kaliforni, ka lëshuar dhe ankoruar me sukses në hapësirë anijen “Dragon”, në atë që është cilësuar si fluturim testues.

Ajo ka qenë hera e parë që një kapsulë private ka fluturuar drejt Stacionit të Hapësirës.

Në misionin e ri, anija kozmike planifikon të bartë ushqim dhe furnizime për ekuipazhin e stacionit në apësirë.

SpaceX ka një kontratë prej 1.6 miliard dollarësh me Agjencinë Amerikane të Hapësirës NASA për të dërguar furnizime në Stacionin e Hapësirës.
XS
SM
MD
LG