Ndërlidhjet

Vdes gruaja më e vjetër në botë


Antisa Khvichava në 130-vjetorin e lindjes.
Antisa Khvichava në 130-vjetorin e lindjes.
Në fshatin Saçino të Gjeorgjisë, në moshën 132-vjeçare, ka ndërruar jetë Antisa Khvichava.

Me supozimet se ka qenë personi më i vjetër në botë, Khvichava ka lindur më 8 korrik të vitit 1880.

Ajo ka mbijetuar dy luftërat botërore dhe ka parë krijimin dhe rënien e Bashkimit Sovjetik.

Raportet e mediave në Gjeorgji nuk saktësojnë se kur ka vdekur, por flasin për radhë të gjata njerëzish në funeralin e Khvichavas.
XS
SM
MD
LG