Ndërlidhjet

Në ankand letra e shkruar me dorë e Ajnshtajnit


Albert Ajnshtajni
Albert Ajnshtajni
Një letër e shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajni, në të cilën ai hedh poshtë idenë e Zotit, si një produkt i dobësisë njerëzore, pritet të vendoset në një ankand në një faqe e interneti të shitjeve online.

Çmimi fillestar ofertues për letrën ishte 3 milionë dollarë.

Ajnshtajni e shkroi letrën në vitin 1954, një vit para vdekjes së tij, dhe ia dërgoi atë filozofit Eric Gutkind.

Në letrën Ajnshtajni e quan “Biblën një koleksion të legjendave të nderuara, por megjithatë, primitive, të cilat janë më shumë se fëmijërore.”

Shitësi anonim i letrës e ka blerë atë në vitin 2008 për 404 mijë dollarë nga ankandet Bloomsbury në Londër.

Ofertuesit kanë afat deri më 18 tetor për ta blerë letrën.
XS
SM
MD
LG