Ndërlidhjet

Vërtetohet aktakuza kundër Bullatoviqit


Ilustrim
Ilustrim
Një gjyqtar i EULEX-it e vërtetoi aktakuzën e ngritur kundër Aleksandar Bullatoviqit, i akuzuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, njofton misioni evropian për sundimin e ligjit.

Në njoftim thuhet se, gjyqtari i shpalli të pranueshme të gjitha dëshmitë e mbledhura gjatë hetimeve.

Aleksandar Bulatoviq akuzohet për pjesëmarrje në një grup për të cilin pohohet se e ka keqtrajtuar një person civil, Xheladin Idrizi, i cili është gjetur i vrarë në Fushë Kosovë, në vitin 1999.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
XS
SM
MD
LG