Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm në Meksikë


Meksiko Siti - foto arkivi
Meksiko Siti - foto arkivi
Një tërmet prej 6.2 shkallësh të Rihterit ka goditur bregdetin meksikan në Gjirin e Kalifornisë.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në 10 kilometra thellësi dhe është regjistruar rreth 100 kilometra në jugperëndim të qytetit Los Mochis.

Pas këtij tërmeti, kanë pasuar edhe dridhje të tjera, por më të lehta.

Nuk ka raporte për viktima të njerëz, apo dëme të mëdha materiale.
XS
SM
MD
LG