Ndërlidhjet

Turqia ia kthen bombardimet Sirisë


Trupat turke të pozicionuara në pikën kufitare me Sirinë
Trupat turke të pozicionuara në pikën kufitare me Sirinë
Zyrtarët turq dhe aktivistët sirianë thonë se ushtria turke ka kryer një sulm hakmarrës ndaj Sirisë, pasi kjo e fundit kishte gjuajtur sot një bombë në një fshat përtej kufirit.

Kjo është dita e gjashtë me radhë e hakmarrjes turke kundër bombardimeve nga Siria, ku forcat e presidentit Bashar al-Assad po luftojnë kundër rrebelëve.

Dyluftimet janë më serioze në pikat ndërkufitare, ku dhuna ka shpërthyer në mars të vitit të kaluar.

Gjatë ditëve të fundit, forcat e armatosura turke e kanë përforcuar praninë e tyre përgjatë kufirit prej 900 kilometrash me Sirinë.

Javën e kaluar, bombardimi i Sirisë në qytetin turk Akcakale la të vrarë pesë civilë turq.
XS
SM
MD
LG