Ndërlidhjet

Gul kërkon angazhim ndërkombëtar në Siri


Abdullah Gul - President i Turqisë (foto nga arkivi)
Abdullah Gul - President i Turqisë (foto nga arkivi)
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul tha sot se “skenarët më të këqij” po ndodhin në Siri dhe ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërmarrë diçka.

Ai u ka thënë gazetarëve në Ankara se Turqia do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’i mbrojtur kufijtë e vet.

Komentet e tij vijnë pas një sulmi të ushtrisë turke kundër Sirisë, pasi ky vend lëshoi sot një bombë në një fshat të Turqisë.

Kjo është dita e gjashtë me radhë e hakmarrjes turke kundër bombardimeve nga Siria, ku forcat e presidentit Bashar al-Assad po luftojnë kundër rrebelëve.

Dyluftimet janë më serioze në pikat ndërkufitare, ku dhuna ka shpërthyer në mars të vitit të kaluar.

Gjatë ditëve të fundit, forcat e armatosura turke e kanë përforcuar praninë e tyre përgjatë kufirit prej 900 kilometrash me Sirinë.

Javën e kaluar, bombardimi i Sirisë në qytetin turk Akcakale la të vrarë pesë civilë turq.
XS
SM
MD
LG