Ndërlidhjet

Ban i shqetësuar për situatën në Siri


Ban Ki-moon - Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara
Ban Ki-moon - Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki-Moon, gjatë adresimit të tij të sotëm në Forumin Botëror për Demokraci, në Strasburg, ka folur edhe për gjendjen në Siri.

“Situata në Siri është përkeqësuar dukshëm. Kjo gjendje po paraqet rreziqe edhe për stabilitetin e fqinjëve të Sirisë dhe gjithë rajonin. Eskalimi i konfliktit përgjatë kufirit turko-sirian dhe ndikimi i krizës në Liban janë shumë të rrezikshme. Ato tregojnë se kjo është një fatkeqësi rajonale me degëzime globale”, ka thënë Ban.

Ai më tutje ka thënë se është i shqetësuar për fluksin e armëve, si për qeverinë siriane, ashtu edhe për forcat opozitare.

“Kërkoj nga këto vende që po e furnizojnë me armë Sirinë që të ndalen. Militarizimi vetëm sa e përkeqëson situatën”, ka thënë në fund të fjalimit të tij Ban.
XS
SM
MD
LG