Ndërlidhjet

Komiteti i Nobelit përshëndet punën e Horche dhe Wineland


Shkenëtari David Wineland
Shkenëtari David Wineland
Komiteti i Nobelit ka vlerësuar lart hulumtimin novator të pjesëve optike të Serge Haroche-it nga Franca dhe David Wineland nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar punën e tyre si diçka që ”fizika e ka ëndërruar për shumë gjenerata”.

Këta dy persona, fitues të çmimit Nobel për fizikë për vitin 2012, i “kanë hapur dyert një epoke të re të eksperimentimit, duke demonstruar vëzhgimin direkt të sasisë së grimcave, pa i shkatërruar ato”, thuhet në deklaratën e këtij Komiteti.

Më tutje në këtë deklaratë thuhet se kjo metodë e re u lejon atyre që të ekzaminojnë, kontrollojnë dhe numërojnë grimcat.
XS
SM
MD
LG