Ndërlidhjet

Vetëvendosje paraqet alternativat për politikat fiskale


Kosovo -- An ethnic Albanian man walks next by graffiti reading 'No negotiations, Self-determination' in Pristina, 12Nov2007
Kosovo -- An ethnic Albanian man walks next by graffiti reading 'No negotiations, Self-determination' in Pristina, 12Nov2007
Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur sot alternativën qeverisëse në lidhje me politikat fiskale si dhe shpërndarjen e tyre në Buxhetin e Kosovës.

Këtë prezantim, përmbajtja e të cilës do të shqyrtohet në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, e paraqitën Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri.

Ata thanë se shumica e konsumit në Kosovë është konsum i mbijetesës dhe se buxheti i Kosovës financohet nga tatimet mbi klasën e varfër dhe të mesme.

Sipas Vetëvendosjes, papunësia e lartë dhe paga mesatare e ulët e mban ekonominë peng të moszhvillimit, që mbyllet në rreth vicioz me politikat fiskale të qeverisë.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes thanë se administrata tatimore është joprofesionale dhe është burim i korrupsionit e i shkeljeve. “Legjislacioni është shpesh i përkthyer e i kopjuar, i papërshtatur me situatën reale. Nuk ekzistojnë politikat zhvillimore, që do ta vinin politikën fiskale në funksion të punësimit dhe të rritjes ekonomike”, thanë ata.

Vetëvendosje thotë se i bazon politikat e saj fiskale në parimet e drejtësisë dhe barazisë në tatime dhe shpërndarje dhe mendon se politikat fiskale duhet të punojnë drejt arritjes së stimulimit të prodhimit, investimit dhe krijimit të vendeve të punës.

“Pjesë e rëndësishme e synimeve tona është që të realizojmë lehtësimin e barrës tatimore për shtresën më të varfër, duke larguar tatimet në konsum të prodhimeve bazë ushqimore. E kjo do të thotë TVSH zero për bukën, vajin, miellin, kripën, qumështin, sheqerin, librat”, kanë thënë, ndër të tjera, përfaqësuesit e Vetëvendosjes gjatë konferencës së sotme për media.
XS
SM
MD
LG