Ndërlidhjet

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s pritet të diskutojnë për Kosovën


Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s gjatë takimit të djeshëm në Bruksel
Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s gjatë takimit të djeshëm në Bruksel
Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, të cilët u mblodhën dje në Bruksel, për të nisur takimin dyditor, pritet të diskutojnë sot edhe për sitatën në Kosovë.

Zyrtarë të NATO-s u kanë thënë gazetarëve në Bruksel se do të “shqyrtohet gjendja aktuale në Kosovë dhe do të paraqitet raporti më i ri për operacionet e KFOR-it”.

Sipas tyre, “do të ketë kryesisht diskutim teknik dhe nuk është paraparë të merren çfarëdo vendimesh lidhur me zvogëlimin e trupave ose për çështjet taktiko-operative”.

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s pritet të diskutojnë për Afganistanin edhe në ditën e dytë të takimit të tyre.
XS
SM
MD
LG