Ndërlidhjet

Në aeroportin Heathrow, arrestohen dy persona të dyshuar për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim
Policia britaneze thotë se ka realizuar dy arrestime si pjesë e një hetimi në Aeroportin e Londrës Heathrow, lidhur me një udhëtim për në Siri, në mbështetje të aktiviteteve të dyshuara terroriste.

“Scotland Yard” njofton se zyrtarët policorë kanë arrestuar një burrë dhe një grua, që të dy 26 vjeçarë, pasi ata kishin arritur në aeroport nga Egjipti në orët e vonshme të së martës.

Policia nuk e ka qartësuar nëse të dyshuarit janë kthyer apo po shkonin në Siri.

Një deklaratë thotë se policët kanë realizuar kërkime në dy shtëpi në lindje të Londrës, si pjesë e këtij hetimi.
XS
SM
MD
LG