Ndërlidhjet

Konfirmohet aktakuza kundër Bukoshit


Bujar Bukoshi
Bujar Bukoshi
Një gjyqtar i EULEX-it ka konfirmuar pjesërisht aktakuzën kundër Ilir Tolajt, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Bujar Bukoshit, ish-ministër i Shëndetësisë, dhe kundër gjashtë të të pandehurve të tjerë për një varg veprash që ndërlidhen me korrupsion.

Gjyqtari ka konfirmuar të gjitha pikat e akuzës për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, përveç tri pikave kundër Ismet Hysenit dhe një pike kundër Basri Asllanit, bën të ditur misioni evropian për sundim të ligjit.

Sipas njoftimit, aktakuza u konfirmua për akuzat për tentim të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqtrajtime gjatë ushtrimit të detyrave, marrje të ryshfeteve, evazion tatimor dhe pengesë të dëshmive.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
XS
SM
MD
LG