Ndërlidhjet

SHBA kritikon Armeninë për rastin e ministrit të Jashtëm


Ilustrim
Ilustrim
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Armeni, John Heffern, ka thënë se akuzat penale të ngritura kundër ministrit të Jashtëm armen, Vartan Oskanian, “janë të këqija për drejtësinë dhe demokracinë në Armeni”.

Oskanian është thirrur nga Shërbimi për Siguri Kombëtare më 8 tetor dhe është akuzuar formalisht për shpërdorimin e rreth 1.4 milion dollarëve.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se janë të motivuara politikisht, me qëllim dëmtimin e partisë së tij në prag të zgjedhjeve presidenciale të shkurtit 2013.
XS
SM
MD
LG