Ndërlidhjet

Edhe një tentim i vetëflijimit në Shqipëri


Tiranë - foto arkivi
Tiranë - foto arkivi
Të mërkurën, në ditën e 19-të të grevës së urisë së ish-të burgosurve politikë në Shqipëri, një grevist i ka vënë flakën vetes, duke pësuar plagë të rënda.

Rasti i Lirak Bejkos pason tentimin e ngjashëm për vetëflijim të Gjergj Ndrecës, i cili ka ndodhur të hënën.

Grevistët kërkojnë nga Qeveria dëmshpërblim për vitet e burgut në kohën e komunizmit.

Bejko dhe Ndreca po trajtohen në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.
XS
SM
MD
LG