Ndërlidhjet

Lagarde kërkon më shumë veprime ndaj problemeve ekonomike


Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, u ka bërë thirrje shteteve që të ndërmarrin më shumë veprime për të zgjidhur problemet globale ekonomike.

Ajo i ka bërë këto komente në Tokio, ku FMN-ja dhe Banka Botërore kanë mbajtur takimin e tyre vjetor.

Lagarde ka thënë se ndryshimi më i madh që nga takimi i FMN-së në muajin prill, është se ngadalësimi ekonomik nuk ka ndikuar vetëm ekonomitë e zhvilluara, por “ka pasur efekt të ndjeshëm edhe në tregjet në zhvillim, sidomos në Azi”.

Ajo ka thënë se veprimet do të largonin pasigurinë që ka bllokuar rimëkëmbjen.
XS
SM
MD
LG