Ndërlidhjet

Daçiqi i gatshëm për dialog, por “pa njohje”


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Beogradi është i gatshëm për dialog politik dhe teknik me Prishtinën, por nuk mund të pranojë kushtet që nënkuptojnë njohje të pavarësisë së Kosovës, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit me komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.

“Komisionari për zgjerim më tha se nuk ka kushte të reja për vazhdimin e bisedimeve dhe anëtarësimin e Serbisë në BE dhe se dialogu, nëse Serbia merr pjesë në të, do të jetë neutral ndaj statusit (të Kosovës)”, ka thënë Daçiq para gazetarëve.

Ai ka thënë se pret mirëkuptim nga BE-ja për problemet specifike me të cilat përballet Serbia, të ngjashme me Kosovën.

Në një dokument të Komisionit Evropian, të publikuar të enjten, është theksuar nevoja që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës.

Daçiqi ka thënë se kërkesa e tillë kërcënon vazhdimin e dialogut.
XS
SM
MD
LG