Ndërlidhjet

OKB: Bota të luftojë martesat e hershme


Nju Jork
Nju Jork
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë përpjekje kundër martesave të hershme të vajzave.

Një grup i organizatave të Kombeve të Bashkuara i ka cilësuar martesat e fëmijëve si “shkelje thelbësore të të drejtave të njeriut”.

Në deklaratën e tyre, e cila shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, thuhet se “nuset fëmijë i janë nënshtruar shpesh robërisë shtëpiake dhe skllavërisë seksuale, ndërsa kanë vuajtur edhe shkeljet e të drejtave të tyre për shëndetësi dhe arsim”.

Në Kabul, përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Jan Kubis, po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve afgane të bëjnë më shumë për të luftuar martesat e vajzave të vogla.

Çdo vit, rreth 10 milionë vajza në mbarë botën janë martuar pa mbushur 18 vjet.

Dita Ndërkombëtare e Vajzave sivjet shënohet për herë të parë.
XS
SM
MD
LG