Ndërlidhjet

Politikani pakistanez e cilëson si “xhihad” luftën në Afganistan


Imran Khan
Imran Khan
Imran Khan, një politikan i lartë pakistanez, luftimet në vendin fqinj Afganistanin i ka cilësuar si “xhihad”, apo luftë të shenjtë islamike.

Duke folur para gazetarëve në Peshawar, ai tha se njerëzit që luftojnë kundër okupimit të Afganistanit janë të përfshirë në një luftë të shenjtë islamike.

Ai është kryetar i Partisë pakistaneze “Tehrik-e-Insaaf”, apo Lëvizja për Drejtësi. Javën e kaluar, Khan udhëhoqi një protestë, e cila dënonte sulmet amerikane në zonat fisnore.

Partia e tij është bërë e njohur pasi zyrtarë të lartë dhe anëtarë të ushtrisë së regjimit të kaluar iu bashkuan Lëvizjes për Drejtësi gjatë dy viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG