Kompania shtetërore ajrore e Taxhikistanit iu ka bashkuar aviokompanive të tjera, duke suspenduar fluturimet për në Teheran, për shkak të devalvimit të valutës kombëtare iraniane, rialit.
Zëdhënësi i kësaj kompanie tha sot se fluturimi i radhës për në Teheran, i planifikuar për datën 13 tetor, është anuluar.
Ende nuk dihet se kur do të mund të rifillojë linja Dushane-Teheran, e cila mban fluturime dy herë në javë.