Ndërlidhjet

Në SHBA u mbajt debati i kandidatëve për zv/president


Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden dhe kandidati republikan për zv/president, Paul Ryan
Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden dhe kandidati republikan për zv/president, Paul Ryan
Kandidati republikan për zëvendës president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paul Ryan dhe zëvendës presidenti Joe Biden kanë debatuar mbrëmë në shtetin jugor të Kentucky-it për politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA-ve, në debatin e tyre të parë dhe të vetëm televiziv deri më tani.

Ryan tha se sulmi në konsulatën amerikan në Libi dhe vrasja e ambasadorit amerikan atje ishte dëshmi e një politike të jashtme të “shturur” të presidentit Obama.

Biden nga ana tjetër tha se Obama i ka ringjallur aleancat e SHBA-së dhe theksoi se sanksionet kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor janë një sukses i presidentit Obama.

Ryan vazhdoi më tutje duke thënë se Irani nuk mund të shkojë përpara me armë bërthamore dhe se “rivendosja” e marrëdhënieve me Rusinë nuk është duke funksionuar.

Zëvendës presidenti Biden shpjegoi se është caktuar një afat kohor deri në vitin 2014 për të tërhequr trupat ushtarake nga Afganistani, duke shtuar se një gjë e tillë do ta nxitë Afganistanin që të kujdeset vetë për sigurinë e vendit.
XS
SM
MD
LG