Ndërlidhjet

Irani merr kritika për shkelje të të drejtave të njeriut


Ilustrim
Ilustrim
Eksperti i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, për Iranin, ka paraqitur një pasqyrë të zymtë të abuzimit të të drejtave në Republikën Islamike.

Ahmed Shaheed tha se aktivistët e të drejtave të njeriut në Iran po rrihen me shkopinj të policisë, po dhunohen dhe po u nënshtohen ekzekutimeve.

Ai tha se Irani ka ekzekutuar të paktën 223 njerëz vetëm në gjysmën e parë të këtij vitit, shumica prej tyre nën akuza që kanë të bëjnë me drogën.

Shaheed tha se Irani tani është duke i goditur përdoruesit e internetit, me 19 blogje të mbyllura, ndërsa për katër prej tyre, personat përgjegjës u dënuan me vdekje në muajin janar, pas akuzave se e kanë “korruptuar tokën”, duke u cilësuar si “armiq të Zotit”.

Irani po vazhdon edhe më tutje të mbyllë shumë faqe të internetit, duke i konsideruar si promovuese të “terrorizmit, spiunazhit, krimeve ekonomike dhe sociale”.
XS
SM
MD
LG