Ndërlidhjet

Anketa tregon se rusët e përkrahin censurën në Internet


Ilustrim
Ilustrim

Pothuajse dy të tretat e popullësisë ruse janë në favor të censurës në internet. Ata përkrahin kufizimin e përmbajtjeve të dëmshme që mund të publikohen online.

Rezultatet e një ankete të lëshuar dje nga Qendra e pavarur Levada tregojnë se 63 % e respodentëve thonë se censura është e nevojshme për shkak të “materialeve të rrezikshme” që publikohen online.

Vetëm 19 % e personave të intervistuar thonë se rreziqet nga interneti janë të ekzagjeruara dhe se censura nuk është e pranueshme, ndërsa 17 % janë të pavendosur në këtë çështje.

Legjislacioni i ri që pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm parasheh që përmbajtjet që cilësohen si të rrezikshme nga qeveria ruse, do të largohen nga interneti.
XS
SM
MD
LG