Ndërlidhjet

Barroso: Çmimi Nobel për Paqe – nder i madh për BE


Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka vlerësuar se dhënia e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2012, Bashkimit Evropian, është “nder i madh”.

“Është nder i madh për Bashkimin Evropian, që u nderuar me Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2012 nga Komiteti i Çmimit Nobel për Paqe”, tha zoti Barroso, sot në Bruksel.

Mëtutje ai ka vlerësuar se “çmimi tregon se edhe në këto kohë të vështira, Bashkimi Evropian mbetet një inspirim për vendet dhe popujt në mbarë botën dhe se bashkësisë ndërkombëtare i duhet një Bashkim Evropian i fortë”.

Më herët gjatë ditës, Kryesuesi i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Thorbjorn Jagland, në Oslo, e shpalli fituesin e çmimit për këtë vit:

“Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur që Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2012 t’i jepet Bashkimit Evropian”, tha zoti Jagland.

Në arsyetim, pos tjerash, thuhet se “BE-ja dhe paraardhësit e tij për më tepër se gjashtë dekada kanë kontribuar në avancimin e paqes dhe pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë”.
XS
SM
MD
LG