Ndërlidhjet

Afganistan: Mirëpritet arrestimi i ushtarëve britanikë


Kryeministri David Cameron gjatë vizitës së ushtarëve britanikë në Afganistan
Kryeministri David Cameron gjatë vizitës së ushtarëve britanikë në Afganistan
Qeveria e Afganistanit e ka mirëpritur arrestimin e shtatë ushtarëve britanikë, të dyshuar për vrasje, duke e cilësuar atë si “masë të mirë për parandalimin e viktimave civile” në Afganistan.

Këto komente të zëdhënësit të ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit, Mohammad Zaher Azimi, u bënë pasi ministria e mbrojtjes e Britanisë njoftoi se shtatë pjesëtarë të saj janë arrestuar dje, të dyshuar për vrasje lidhur me një incident në Afganistan, vitin e kaluar.

Ministria tha se në incident nuk ishin të involvuar civilët por, ka të bëjë me “veprimin me një kryengritës”.

Ministria theksoi se arrestimi nuk është bërë në Afganistan.

Britania i ka afro 9500 ushtarë në Afganistan, dhe është e dyta për nga numri i pjesëtarëve të saj në këtë vend pas Shteteve të Bashkuara.

Pjesa më e madhe e kontigjentit britanik ndodhet në provincën Helmand në jug të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG