Ndërlidhjet

GNK: Përshëndetet dhënia e Çmimit Nobel për BE-në


Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) e ka uruar Bashkimin Evropian për fitimin e Çmimit Nobel për Paqe për këtë vit.

Në një njoftim, ky grup thekson se në kohën kur BE është nën tensione të jashtëzakonshme ditore, është esenciale “që ne kurrë të mos e harrojmë perspektivën historike: se BE ka qenë, para se gjithash, njëri nga mekanizmat më të mëdhenjë për zgjidhjen e konfliktit, që ndonëher është shpikur.

GNK-ja, mëtutje, thotë se shpreson se BE-ja do të vazhdoj ta zgjeroj këtë zonë të stabilitetit te fqinjët e vet dhe poashtu ta sjellë mesazhin çdokund se integrimi i thellë rajonal dhe forcimi i shoqërive të ndërtuara në sundimin e ligjit, mund të jetë forcë e jashtëzakonshme për paqe dhe stabilitet.
XS
SM
MD
LG