Ndërlidhjet

Iraku do të blejë aeroplanë ushtarakë nga Çekia


Pamje e aeroplanit luftarak amerikan F-16
Pamje e aeroplanit luftarak amerikan F-16
Iraku do t’i blejë 28 aeroplanë ushtarakë të prodhimit çek, në vlerë prej 1 miliard dollar, si pjesë e marrëveshjes për ta ripërtrirë forcën ajrore të Irakut.

Një këshilltar i kryeministrit Nuri al-Maliki tha sot se aeroplanët e parë do të arrijnë gjatë shtatë muajve të ardhshëm.

Sipas marrëveshjes, që pritet të nënshkruhet, Iraku do t’i blejë 24 aeroplanë ushtarakë L-159, që janë të tipit të lehtë luftarak dhe stërvitës.

Irakut, poashtu, do t’i jepen edhe 4 aeroplanë të cilët më nuk i duhen ushtrisë së Çekisë.

Iraku nuk ka pasur forcë reale ajrore prej vitit 2003, kur nga invadimi i Shteteve të Bashkuara u përmbys regjimi i Sadam Husenit.

Iraku do të blejë edhe aeroplanë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan.
XS
SM
MD
LG