Ndërlidhjet

SHBA e "shqetësuar" për politikën ruse ndaj Sirisë


Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë
Administrata e Presidentit Obama e ka akuzuar Rusinë për vazhdimin e një politike “moralisht të bankrotuar” në Siri.

Departamenti i Shtetit tha se Uashingtoni është “i shqetësuar” për shkak se Moska ende po e furnizon regjimin e Bashar al-Asadit me materiale, që mund të përdoren për të luftuar
kundër kryengritësve.

Reagimi vjen pasi Turqia urdhëroi një avion sirian të pasagjerëve që vinte nga Moska në Damask për të ateruar në Turqi.

Kryeministri i Turqisë tha se aeroplani kishte municion dhe pajisje ushtarake për regjimin e Asadit.

Të premten, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se aeroplani legalisht po bartte pjesë ruse të radarit për Sirinë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni nuk ka asnjë dyshim se “pajisje të rënda ushtarake” janë konfiskuar.

Tensionet janë rritur mes Damaskut dhe Ankarasë pas sulmeve ndër-kufitare të Sirisë.
XS
SM
MD
LG