Ndërlidhjet

KDI: Studimi i fizibilitetit kërkon vepra, jo fjalë boshe


Ilustrim
Ilustrim
Përfaqësuesit e Instituti Demokratik i Kosovës /Transparency International Kosova, deklaruan sot se “Studimi i fizibilitetit” i publikuar tri ditë më parë nga Komisioni Evropian, thekson shumë qartë se “Kosova ka nevojë për rezultatet konkrete në luftë kundër korrupsionit dhe jo vetëm fjalë dhe deklarata boshe”.

KDI thekson se studimi i fizibilitetit duhet të lexohet drejtë dhe kjo për të mos u mbyllur sytë qytetarëve duke iu thënë se është ndezur drita e gjelbër për proceset integruese.
KDI ka vlerësuar po ashtu se Kosovën e presin sfida dhe detyra të shumta.

“Për ne, ky studim dhe porosia për ta luftuar korrupsionin do të thotë se na presin detyra jo të lehta, të cilat do të jenë shumë të vështira për t’u realizuar, për shkak të involvimit të politikanëve në afera korruptive”, ka thënë Merita Mustafa nga KDI, në një konferencë për gazetarë.
XS
SM
MD
LG