Ndërlidhjet

Brahimi viziton Turqinë


Lakdar Brahimi
Lakdar Brahimi
I dërguari ndërkombëtar i paqes Lakhdar Brahimi pritet të zhvillojë bisedime të shtunën në Stamboll me udhëheqësit turq në lidhje me Sirinë.

Vizita nga Brahimi, i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe, vjen derisa janë rritur tensionet mes Turqisë dhe fqinjes së saj pas granatimeve të bërë nga Siria në tokën turke.

Më 3 tetor, nga sulmet e tilla u vranë pesë qytetarë turq.

Turqia, e cila është kundërpërgjigjur ndaj incidentit me zjarr, ka paralajmëruar aksione të mëtejshme, nëse Siria i vazhdon granatimet.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi të shtunën ashpër Këshillin e Sigurimit për dështimin e tij për t'i dhënë fund dhunës 19-mujore në Siri.
XS
SM
MD
LG