Ndërlidhjet

Karzai kërkon "veprime të koordinuara kundër terrorizmit"


Hamid Karzai
Hamid Karzai
Presidenti afgan Hamid Karzai i ka ftuar udhëheqësit pakistanezë që “të ndihmojnë të dy vendet të ndërmarrin një veprim të koordinuar, bashkëpunues, dhe serioz me një vendosmëri të fortë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”.

Përmes një deklarate, zyra e Karzait tha se ai e ka bërë këtë thirrje në një letër dërguar liderëve politikë të Pakistanit dhe udhëheqësve fetarë.

Deklarata vjen derisa miliona nxënës afganë u lutën për shërimin e 14-vjeçares Malala Yousafzai, e cila po kurohet në një spital pakistanez, pasi u qëllua të martën në Luginën Swat të Pakistanit.

Talibanët pakistanezë morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ata donin të hakmerreshin ndaj fushatës së saj për të drejtën e vajzave për arsimim në Swat.

Lutjet e ngjashme u mbajtën në shkollat pakistaneze më 12 tetor.
XS
SM
MD
LG