Ndërlidhjet

Siria ndalon aeroplanët turq në hapësirën e saj ajrore


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Sirisë ka ndaluar fluturimet e aeroplanëve civilë turq përmes hapësirës ajrore siriane.

Njoftimi nga agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, erdhi tre ditë pasi Turqia e detyroi një aeroplan sirian pasagjerësh që udhëtonte nga Moska në Damask, të ateronte në Turqi, për shkak se tha se dyshonte se në bord kishte pajisje ushtarake.

Rusia ka thënë se nuk ka pasur armë në aeroplan dhe se ngarkesa ishte e ligjshme.

Tensionet mes Turqisë dhe Sirisë fqinje janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, pas vrasjes së pesë civilëve turq nga granatimet e Sirisë më 3 tetor.

Turqia, e cila i mbështet kryengritësit sirianë, është kundërpërgjigjur me zjarr ndaj Sirisë sa herë që është qëlluar toka turke.
XS
SM
MD
LG