Ndërlidhjet

Austriaku synon hedhjen më të lartë, më të shpejtë nga ajri


Ilustrim
Ilustrim
Sportisti austriak i disiplinave ekstreme Felix Baumgartner, është duke bërë një përpjekje tjetër për të kryer hedhjen më të lartë me parashutë, dhe njëkohësisht më të shpejtë në histori.

Erërat e forta në javën e kaluar e detyruan Felix Baumgartnerin që të anulojë përpjekjet e tij në shtetin amerikan jugperëndimor Neë Mexico.

Por, meteorologët thonë se kushtet e motit sugjerojnë që ai tani mund të hidhet nga balona prej stratosferës.

Qëllimi i tij është të hidhet nga balona në një lartësi prej 37 kilometrash mbi tokë.

Nëse do të ketë sukses, Baumgartner 43 vjeçar, do të jetë i pari që do të sfidojë shpejtësinë e zërit, apo të lëvizë më shpejtë sesa shpejtësia e zërit.

Baumgartner do të veshë një kostum mbrojtës me presion.

Rekordi për hedhje nga lartësia është ai i vitti 1960, i kolonelit të Forcave Ajrore Joe Kittinge, i cili u hodh nga 31 kilometra.
XS
SM
MD
LG