Ndërlidhjet

Kryeministrja e Australisë vizitoi Kabulin


Julia Gillard - Kryeministre e Australisë
Julia Gillard - Kryeministre e Australisë
Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard ka realizuar një vizitë befasuese në Afganistan.

Ajo ka kërkuar që të sigurohet nga presidenti afgan, Hamid Karzai, se ai është duke bërë gjithçka që është e mundur në ndaljen e sulmeve të brendshme.

Zyrja e Kryeministres tha se Gillard është takuar gjatë ditës së djeshme me Karzain në Kabul dhe i ka vizituar trupat australiane atje.

Ajo ka ngritur shqetësimin e saj lidhur me rastet e e sulmeve të ushtrisë afgane kundër aleatëve ndërkombëtarë.

Në fund të muajit gusht, pesë trupa australiane u vranë në dy incidente të ndara në Afganistan.
XS
SM
MD
LG