Ndërlidhjet

Shtyhet sërish gjykimi kundër Timoshenkos


Yulia Tymoshenko
Yulia Tymoshenko
Një gjykatë në Kharkiv, në perëndim të Ukrainës, njoftoi sot se është shtyrë sërish gjykimi për shmangie nga tatimi i Julia Timoshenkos, ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës.

Timoshenko tashmë është duke e vuajtur një dënim shtatë vjeçar për abuzim të detyrës, për të cilin fuqitë perëndimore thonë se është i motivuar politikisht nga kundërshtarët e saj.

Avokati i saj, Serhiy Vlasenko tha sot se Timoshenko nuk mund të paraqitet në seancën dëgjimore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ajo nuk mund të ecë vetëm.

Gjykatësi Konstyantyn Sadovskyy e shtyu seancën për 13 nëntor.
XS
SM
MD
LG