Ndërlidhjet

Sulme në Irak, disa të vrarë


Irak
Irak
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në veri të Irakut, si pasojë e sulmeve me armë dhe bomba.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur për vdekjen e dy policëve dhe plagosjen e dy të tjerëve në një postbllok pranë Kirkukut.

Në hyrje të këtij qyteti ka shpërthyer edhe një makinë bombë, duke vrarë një oficer të policisë dhe plagosur gjashtë civilë.

Në Samara, rreth 110 kilometra në veri të Bagdadit, militantët kanë vrarë dy vëllezër, të cilët kanë qenë anëtarë të Sahwas – milici kjo që ndihmon qeverinë për të luftuar Al Kaidën në Irak.

Babai i dy milicëve është vrarë po ashtu.

Në qytetin Havijah, po ashtu në veri të Bagdadit, një luftëtar i Sahwas është vrarë nga sulmi me bombë në makinën e tij.
XS
SM
MD
LG