Ndërlidhjet

Rusia e Bashkuar prin në zgjedhjet rajonale


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Liderët e opozitës në Rusi kanë thënë se pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e së dielës për guvernatorët rajonalë dhe legjislaturën lokale, i ka sjellë përfitime partisë së presidentit Vladimir Putin.

Zgjedhjet janë zhvilluar në 77 nga 83 rajonet e Federatës Ruse.

Në disa raste, më pak se 15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Në pesë rajone, posti i guvernatorit është fituar nga kandidatët e partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Në zgjedhjet për legjislaturën lokale, Rusia e Bashkuar ka qenë po ashtu në krye.

Vëzhguesit nga organizata e pavarur Golos kanë regjistruar më shumë se 1,000 shkelje, përfshirë votimin e shumëfishtë.

Putini ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve kanë konfirmuar mbështetjen mbarëkombëtare të qeverisë aktuale.
XS
SM
MD
LG