Ndërlidhjet

Pas fjalimit të Karaxhiqit, reagojnë familjarët e viktimave në Bosnjë


Radovan Karaxhiq
Radovan Karaxhiq
Pas deklaratave të sotme të ish liderit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, se ai duhet të shpërblehet për atë që ka ndodhur në Bosnjë, nuk kanë munguar as reagimet e familjarëve të viktimave të luftës në Bosnjë.

Fikret Grabovica, djali i të cilit u vra gjatë rrethimit të Sarajevës, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Asociacionit të Prindërve, fëmijët e të cilëve u vranë gjatë rrethimit të qytetit, ka thënë se Karaxhiqi mban shumicën e përgjegjësisë për gjithçka që ndodhi në në Bosnjë.

“Pres që gjykata të mos lejojë që gjykimi i tij të shndrrohet në një shfaqje teatrale, siç kanë bërë disa të tjerë në të kaluarën. Shpresoj që të mos e lejojnë atë të tallet me gjykatën dhe viktimat”, ka thënë Grabovica.

Edhe Kada Hotiq, e cila humbi bashkëshortin dhe djalin e saj gjatë luftës, thotë se me sjelljen e tij në Hagë, Karaxhiqi nuk krijon mundësi për ndonjë pajtim dhe bashkëjetësë të mundshme në Bosnjë.

Ndërkohë një nënë tjetër që ka humbur djalin dhe bashkëshortin e saj në luftë, Zumra Sehomeroviq tha se nëse Bashkimi Evropian fitoi çmimin Nobel për Paqe, edhepse toleroi gjenocidin në Srebrenicë, nuk është befasi që Karaxhiqi beson se duhet të shpërblehet për paqe gjithashtu.
XS
SM
MD
LG