Ndërlidhjet

Shpërbëhet parlamenti i Izraelit, zgjedhje në janar


Benjamin Netanyahu - Kryeministër i Izraelit
Benjamin Netanyahu - Kryeministër i Izraelit
Parlamenti i Izraelit ka votuar për shpërbërjen e vetë dhe ka caktuar 22 janarit si datën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Parlamenti e mori këtë vendim më herët gjatë ditës së sotme, me 100 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Zgjedhjet e ardhshme ishin të planifikuara për tetorin e vitit të ardhshëm, por kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu bëri thirrje javën e kaluar për një votim të hershëm, për shkak se ligjvënësit nuk mund të pajtoheshin lidhur me buxhetin e ri shtetëror.

Sondazhet e opinionit publik sugjerojnë se zgjedhjet mund të fitohen nga Netanyahu, i cili pritet ta udhëheqë një koalicion me partinë e tij Likud, të krahut të djathtë, si dhe me partitë nacionaliste dhe fetare.
XS
SM
MD
LG