Ndërlidhjet

Sulm kundër ushtarëve afganë dhe të NATO-s


Afganistan
Afganistan
Të paktën 10 ushtarë afganë janë plagosur nga një shpërthim vetëvrasës pranë një kompleksi të ushtarëve afganë dhe atyre të NATO-s në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i provincës, Rohullah Samoon, ka saktësuar se shpërthimi i makinës bombë ka ndodhur në qarkun Zormat, në provincën Paktia.

Forca Ndihmëse e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, ka konfirmuar sulmin, duke thënë se disa trupa afgane janë “janë vrarë ose plagosur”.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahed, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG