Ndërlidhjet

Mbetjet mortore të Zogut do të kthehen në Shqipëri


Ilustrim
Ilustrim
Shqipëria ka vendosur që t’i rikthejë mbetjet mortore të monarkut të vetëm të vendit të periudhës pas pavarësisë, mbretit Ahmet Zogu, nga shteti i Frencës, ku ai ndërroi jetë në vitin 1961.

Qeveria e vendit e bëri të ditur sot këtë vendim dhe njoftoi se do të organizojë ceremoninë e kthimit të mbetjeve më 17 nëntor, në prag të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor.

Zogu ishte mbret i Shqipërisë nga viti 1928 deri në vitin 1939, kur e lëshoi vendin, pas pushtimit nga Italia fashiste.

Regjimi komunist i Shqipërisë e kishte shfuqizuar monarkinë në vitin 1946 dhe vendi mbeti një republikë parlamentare, pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1990.

Familja mbretërore u kthye në Shqipëri në vitin 2002.
XS
SM
MD
LG