Ndërlidhjet

Evakuohet Ambasada e SHBA-së në Stokholm


Flamuri amerikan
Flamuri amerikan
Ambasada amerikane në Stokholm është evakuuar në lidhje me një incident të mundshëm të sigurisë, citon agjencia e lajmeve AFP një zëdhënës të misionit, derisa policia ka thënë se një zarf i dyshimtë ka shkaktuar frikën.

“Ne kemi evakuuar ambasadën dersia po hetojmë incidentin e mundshëm të sigurisë”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës, Jeff Anderson, duke shtuar se po punojnë në lidhje me incidentin me autoritetet suedeze.

Policia suedeze ka thënë se një patrullë është dërguar në ambasadë pas një “letre me një përmbajtje të paidentifikuar, të dërguar në ambasadë”.

Agjencia e lajmeve TT raportoi se letra ka përmbajtur një pluhur të bardhë të paidentifikuar.
XS
SM
MD
LG