Ndërlidhjet

Qeveria apelon vendimin gjyqësor ndaj Olmertit


Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert
Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert
Ministria e Drejtësisë e Izraelit ka njoftuar se prokurori shtetëror do ta apelojë vendimin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Ehud Olmert, i cili akuzohej për korrupsion.

Ky veprim mund të rrënojë planet e Olmertit për rikthimin në politikë.

Akuzat për korrupsion e kamë detyurar atë të largohet nga zyra, duke i hapur rrugën për zgjedhjen e Benjamin Netanyahut në shkurt të vitit 2009.

Në korrik, Olmert u lirua nga akuzat e rënda kundër tij, por u dënua se ka ndihmuar çuarjen e kontratave qeveritare te bashkëpunëtorët e një shoku.

Nën këtë akuzë ai është dënuar ne kusht dhe një gjobë.

Asnjëri dënim nuk do të mund ta ndalonte atë nga kandidimi i sërishëm.

Mbështetësit e Olmertit janë duke i bërë presion atij që të kandidojë në zgjedhjet e 22 janarit kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, nga blloku i krahut të djathtë, Likud.
XS
SM
MD
LG